image Zemaj: I kemi siguruar 360 mijë vaksina, 1.2 milionë banorë duhet të vaksinohen

Shëndetësi

Zemaj: I kemi siguruar 360 mijë vaksina, 1.2 milionë banorë duhet të vaksinohen

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka siguruar 360 mijë vaksina nga OBSH-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj tregoi se 20 për qind të vaksinave që nevojiten për në Kosovë, OBSH-ja do t’i sigurojë falas.

“Aktualisht vaksina është në testim shkencor. Ne kemi shpreh interesimin tonë, jo vetëm përmes OBSH-së. Kjo organizatë na ka futur në programin e 20% falas nga blerja që vaksina e ka të siguruar”, është shprehur Zemaj në T7.

Gjithashtu ai u shpreh se 1.2 milion banorë të Kosovës duhet të vaksinohen.

“Rreth 1.2 milion banorë në Kosovë duhet të vaksinohen sipas llogaritjeve tona. 360 mijë janë të siguruara. Për pjesën tjetër kemi biseduar me UNICEF-in. Ne do të bëhemi edhe pjesë e blerjes, njëjtë si shtetet tjera”, shtoi ndër të tjera ai.

/GazetaSinjali/