Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur se Spitalet e Përgjithshme dhe klinikat janë prioritet sa i përket furnizimit me barna dhe pajisje medicinale, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Zemajt, Klinika Emergjente, Neurologjia, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera janë duke ofruar shërbimet e nevojshme për të gjithë qytetarët në kohë pandemie.
Po ashtu ai njoftoi se në Klinikën e Radiologjisë është duke u investuar dhe që rentgeni statik është investimi më i ri.
“Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie.
Po bëjmë çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientët tanë. Në Klinikën e Radiologjisë po investojmë, Rentgeni statik është investimi më i ri. Nuk do të ndalemi”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook.