image Zemaj fajëson qeverinë për rritjen e rasteve: Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus

Politikë

Zemaj fajëson qeverinë për rritjen e rasteve: Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se fajtore për rritjen e numrit të rasteve të infektimit dhe rasteve të vdekjeve është Qeveria Kurti.

Sipas tij, zyrtarët qeveritarë u thanë njerëzve se e kishin mposhtur virusin, derisa të njëjtit kritikonin Qeverinë Hoti në kohën kur kishte rritje të rasteve.

“500 punëtorë shëndetësorë u pushuan nga puna. Masat u ulën. Njerëzit i ulën duart poshtë pasi u tha se nuk kishte më virus. Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus. Nuk kishte më deklarime mediale që tu thonin njerëzve se kujdesi dhe analizimi i ngjarjeve po vazhdonte. kishte pauzë. Dhe kjo pauzë po na kushton”, tha ai.

“U krijua disbalancë e tmerrshme menaxheriale në monitorimin e situatës me COVID-19. Nuk është e vërtetë që thonë se qytetarët i kishin fajet”, përfundoi Zemaj./Gazeta Sinjali/