image Zemaj: Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat gjatë Testit të Maturës

Zemaj: Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat gjatë Testit të Maturës

news image

Sot, kur 8 mijë e 300 maturantë në Kosovë i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore 2020, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj ka thënë se rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duhet të respektohen me përpikëri.

“Është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën të ketë respektim të rregullave dhe masave në kohë pandemie, gjatë mbajtjes së testit. Shenjëzimet dhe udhëzimet paralajmëruese për maturantët, maska dhe distanca duhet të respektohen me përpikëri”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Me këtë rast, ministri ka falënderuar drejtorët, mësimdhënësit, stafin teknik të shkollave, të cilët thonë se janë mobilizuar dhe angazhuar, sipas rekomandimeve, për respektimin e masave parandaluese të virusit.

“Të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë”, ka përfunduar Zemaj, duke iu uruar suksese maturantëve./Gazeta Sinjali/