Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka shkarkuar sekretarin e ministrisë, Milazim Gjocajn, të cilin e kishte emëruar më 10 korrik.
Gjocaj ishte emëruar në pozitën e sekretarit të MSH-së duke e zëvendësuar kështu Naim Bardiqin që u shkarkua paraprakisht.
Gazeta Sinjali mëson se në pozitën e sekretarit të MSH-së, Zemaj e ka emëruar Ardian Mehmetajn.
Mehmetaj kishte qenë sekretar në këtë ministri gjatë kohës kur ky digaster udhëhiqej nga Imet Rrahmani. /Gazeta Sinjali