image Zemaj: E padrejtë nga Maqedonia të na kërkohet testi për koronavirus, do të marrim masa

Kosovë

Zemaj: E padrejtë nga Maqedonia të na kërkohet testi për koronavirus, do të marrim masa

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për koronavirus, për qytetarët që kalojnë kufirin.

Sipas Zemajt, kjo është e padrejtë pasi që Maqedonia e Veriut ka më shumë raste me koronavirus se sa Kosova.

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo çështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut. Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka më shumë raste se ne, por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën, por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare”, tha Zemaj në T7.

Ministri Zemaj gjithashtu deklaroi se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkohet testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala e kosovare./Gazeta Sinjali/