image Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e COVID-19: Qëllimet tona janë arritur me sukses

Kosovë

Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e COVID-19: Qëllimet tona janë arritur me sukses

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka cilësuar si të suksesshme punën e ministrisë së tij në menaxhimin e pandemisë së COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference drejtuar mediave ku ka shpalosur punën gjashtëmuajshe të Qeverisë Hoti për menaxhim të pandemisë, Zemaj ka thënë se, gjatë këtyre muajve është arritur të shtohet edhe numri i shtretërve, që sipas tij ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në vend.

Nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por qëllimet tona janë arritur deri diku me sukses. Furnizimi me barna, punësimi i specialistëve shëndetësor, dhe kemi bërë zgjedhje që deri më sot nuk ishin arritur në shëndetësi. Kemi treguar shembull në menaxhimin e pandemisë. Gjatë këtyre muajve kemi arritur të shtojmë edhe numrin e shtretërve duke përmirësuar gjendjen e shëndetësisë në vend. Për këta muaj nuk kemi pasur orar pune, jo vetëm kabineti im, por e tërë shëndetësia. Jam krenar me qytetarët tanë, mjekët, infermierët e stafin spitalor”, ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj./Gazeta Sinjali/