image Zemaj: Do të donim që sot të takonim familjarët tonë, por gjendja është kritike

Kosovë

Zemaj: Do të donim që sot të takonim familjarët tonë, por gjendja është kritike

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka kërkuar qytetarëve që festën e Kurban Bajramit ta festojnë në shtëpitë e tyre.

“Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie”, është thirrja e ministrit krahas urimit për festën e Kurban Bajramit.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, përveç urimit, dua t’ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj, duke e ditur se sa e rëndësishme dhe e shenjtë është kjo festë për Ju!

Të gjithë ne, do të donim që sot të takonim familjarët dhe të vazhdonim traditën tonë festive, por gjendja është kritike, prandaj secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirësohet kjo gjendje.

Ju lus që këtë Bajram ta festoni në shtëpi!

Këtë herë, urimet më të mira janë urimet nga larg!

Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie!

Urime Festën e Kurban Bajramit!

Paçi shëndet!. /Gazeta Sinjali/