image Zemaj dhe ambasadori zviceran nënshkruan marrëveshjen e projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”

Shëndetësi

Zemaj dhe ambasadori zviceran nënshkruan marrëveshjen e projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me amabasadorin zviceran, Thomas Kolly nënshkruan marrëveshjen për realizimin e fazës së dytë të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”, njofton Gazeta Sinjali.

Kjo marrëveshje do të mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim/SDC, që do të realizohet deri në dhjetor të vitit 2023, me vlerë 8.8 franga zvicerane.

Zemaj njoftoi se Komiteti Drejtues i Projektit përbëhet nga SDC, MSH-ja, IKSHPK, Asociacioni Komunave të Kosovës, përfaqësues të komunave partnere dhe shoqërisë civile. Ndërsa, për zbatimin e projektit është kontraktuar Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH).

Gjithashtu, ministri Zemaj falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën që Zvicra ka ofruar gjatë gjithë këtyre viteve për Kosovën, e veçanërisht për këtë projekt, i cili është i domosdoshëm për avancimin e shëndetësisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3464153190298203