Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar për arritjen e vaksinave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se deri më tash kanë siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID.
“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid”, shkroi ndër të tjera Zemaj.
Ai u shpreh se deri në arritjen e vaksinave antiCOVID, duhet të respektohen masat dhe të mos ngarkohen institucionet shëndetësore dhe të hospitalizuarit jo vetëm me COVID por edhe për nevojat tjera shëndetësore./Gazeta Sinjali/