image Zemaj: Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë

Zemaj: Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve pas vendimit për hapjen e Aeroportit.

“E morëm vendimin e shumëpritur.

Gjatë ditëve të fundit kam aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgatitjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, me qellimin kryesor që t’i mundesohet mërgates sonë kthimi më i lehtë në vendlindje.

Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Mirësevjen mergatë”, shkruan Zemaj në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/