Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për forcimin e mbështetjes ushtarake nga aleatët perëndimorë, me fokus të veçantë në mbrojtjen ajrore, përpara samitit të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara.
Në adresimin e tij të përditshëm, Zelenskyy tha se Ukraina pret që çështja e mbrojtjes ajrore dhe raketore të jetë ndër temat kryesore të samitit, duke theksuar se vendi i tij ka nevojë urgjente për sisteme shtesë mbrojtëse përballë sulmeve të vazhdueshme ruse.
Kërkesa e tij vjen pas një vale të re sulmesh të Rusisë ndaj Kievit, të cilat autoritetet ukrainase i kanë cilësuar ndër më të rëndat që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër sulmet ndaj kryeqytetit ukrainas, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve ndaj civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Samiti i NATO-s pritet të fokusohet në sigurinë euroatlantike dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, në një kohë kur lufta me Rusinë vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore për aleancën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!