image Zelenskyt i është kërkuar "të hesht" në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në samitin e NATO-s

Botë

Zelenskyt i është kërkuar “të hesht” në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në samitin e NATO-s

news image

Gazeta e njohur britanike The Telegraph thonë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është paralajmëruar të mos përmend ketë vit idenë për anëtarësim të vendit në samitin e NATOS.

Disa anëtarë të NATO-s kanë frikë se ftesa e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, mund të çojë në futjen e tyre në një luftë kundër Rusisë.

SHBA-ja ndoshta nuk është aq e shqetësuar sa Gjermania, por ka një shqetësim për kërcënimin e Rusisë për pjesën tjetër të aleancës.

Burimet e The Telegraph pohojnë se SHBA-ja dhe Gjermania e kanë paralajmëruar fuqishëm Ukrainën, që të mos këmbëngulë për një afat kohor të caktuar për anëtarësimin në NATO.

Për këtë arsye, Zelenskyt, me sa duket i është kërkuar që të mos ushtrojë presion mbi aleatët individualë, për të përsëritur mbështetjen e tyre për një afat kohor të qartë për pranimin e Ukrainës.

/GazetaSinjali/