image Zelensky thotë se sulmi rus kishte në shënjestër objektin energjetik ‘vendimtar’ për furnizimin e BE-së

Botë

Zelensky thotë se sulmi rus kishte në shënjestër objektin energjetik ‘vendimtar’ për furnizimin e BE-së

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi rus i mëngjesit të sotëm në sektorin energjetik të Ukrainës kishte shënjestruar objektet e gazit të rëndësishme për furnizimin e Bashkimit Evropian.

“Objektivi kryesor ishte sektori i energjisë, objektet e ndryshme në industri, si objektet e tranzitit të energjisë elektrike ashtu edhe të gazit”, tha ai përmes një video.

“Në veçanti, ato objekte të gazit që janë vendimtare për të siguruar dërgimin e sigurt në Bashkimin Evropian”, shtoi Zelensky, raporton Sky News.

Moska më herët pretendoi se sulmet e saj ishin “në përgjigje të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe industriale ruse”.

/GazetaSinjali/