Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të pajtohet për një konflikt të ngrirë me Rusinë.
Ai, gjatë një videofjalimi në Samitin e Këshillit të CEO-ve të Wall Street Journal, ka deklaruar se marrëveshjet e mëparshme me Rusinë si Minsk 1 dhe 2, të cilat synonin t’i jepnin fund konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, ishin shkelur nga Rusia dhe nuk ishin serioze.
“Ukraina definitivisht nuk do të hyjë më në një moçal të tillë diplomatik”, ka thënë Zelensky, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.