image Zelensky: Rusët përfshihen në vjedhje masive të pajisjeve mjekësore

Botë

Zelensky: Rusët përfshihen në vjedhje masive të pajisjeve mjekësore

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pohuar se forcat ruse në rajonin e Khersonit janë duke u përfshirë në vjedhje masive të pajisjeve mjekësore dhe ambulancave në një përpjekje për ta bërë zonën të pabanueshme.

Zelensky tha se ata edhe po ushtrojnë presion mbi mjekët që kanë mbetur aty.

“Okupatorët kanë vendosur të mbyllin institucionet mjekësore në qytete, të marrin pajisjet mjekësore, ambulancat, gjithçka. Ata po ushtrojnë presion mbi mjekët që ende kanë mbetur”, është shprehur Zelensky.

Ndryshe, zyrtarët ukrainas kanë akuzuar rregullisht trupat ruse në tërheqje për plaçkitje të gjerë./SkyNews/

/GazetaSinjali/