image Zelensky përsërit thirrjen për zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë

Botë

Zelensky përsërit thirrjen për zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se si pasojë e një sulmi me tetë raketa ruse është shkatërruar aeroporti në Vinistia, në perëndim të vendit.

Përmes një videoje të publikuar në Twitter, ai sërish u bëri thirrje liderëve perëndimorë që të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

“Ne e përsërisim çdo ditë: Mbyllni qiellin mbi Ukrainë. Mbylleni për të gjitha raketat ruse, për avionët luftarakë rusë, për të gjithë ata terroristë. Krijoni një zonë ajrore humanitare. Ne jemi njerëz dhe kjo është detyrë e juaja humanitare për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. Ju mund ta bëni këtë. Nëse nuk e bëni, të paktën mos na jepni avionë që ta mbrojmë veten”, tha ai.

Zelensky të shtunën u ka kërkuar ligjvënësve amerikanë që të dërgojnë avionë dhe dronë nëse NATO nuk do të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, raporton REL.

/GazetaSinjali/