Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që pjesëtarët e ushtrisë ruse dhe ata që dhanë urdhra për sulme të gjykohen për krime lufte.
Ai gjithashtu i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai pret që rusët “të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e tyre” në Ukrainë.
“Ata do të thonë se ka versione të shumta, versione të ndryshme, është e pamundur të përcaktohet se cili prej atyre versioneve është i vërtetë“, tha ai, shkruan CNN.
Zelensky vazhdoi tutje duke thënë se rusët madje po thonë se videot janë të inskenuara.
Presidenti ukrainas tutje tha se kanë prova edhe nga imazhet satelitore që tregojnë se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë sulmeve në Bucha, duke shtuar “ne mund të kryejmë hetime të plota dhe transparente”.