image Zelensky kërkon që Perëndimi ta bojkotojë naftën e Rusisë

Botë

Zelensky kërkon që Perëndimi ta bojkotojë naftën e Rusisë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pasur një kërkesë tjetër për vendet perëndimore.

Zelensky ka kërkuar nga Perëndimi që të bëhet bojkot i naftës dhe eksporteve të tjera nga Rusia.

Një thirrje e tillë vjen pas raportimeve të fundit, ku po synohet që ShBA-ja të ndalojë naftën nga Rusia dhe të gjejë një mënyrë tjetër të furnizimit.

Vendet që po shihen si opsion për furnizim me naftë janë Arabia Saudite dhe Venezuela.

/GazetaSinjali/