image Zelensky kërkon më shumë armatim nga liderët botërorë e më shumë sanksione ndaj Rusisë

Botë

Zelensky kërkon më shumë armatim nga liderët botërorë e më shumë sanksione ndaj Rusisë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  ka bërë thirrje që t’u jepen edhe më shumë armë si donacion në luftën me Rusinë.

Ai, në një adresim online në Davos të Zvicrës në Forumin Ekonomik të liderëve botërorë, ka thënë se Ukrainës i duhen të gjitha armët që kërkon, jo vetëm ato që janë siguruar.

Ai shtoi se dhjetëra mijëra jetë do të ishin shpëtuar nëse Kievi do të kishte marrë 100% të nevojave menjëherë në shkurt kur filloi lufta, shkruan BBC.

Veç armëve, presidenti Volodymyr Zelensky,  ka bërë thirrje që ndaj Rusisë të vendosen sanksione maksimale, pasi sipas tij vetëm kjo do ta parandalojë Rusinë dhe çdo vend tjetër që të nisë një luftë të paprovokuar ndaj fqinjit të tyre.

“Duhet të vendoset një embargo e plotë ndaj naftës ruse, të gjitha bankat ruse të jenë të ndaluara nga sistemet globale si dhe të mos bëhet asnjë tregti me Rusinë”, ka thënë Zelensky.

/GazetaSinjali/