image Zelensky ka një kërkesë të rëndësishme për Zvicrën

Botë

Zelensky ka një kërkesë të rëndësishme për Zvicrën

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Zvicrës që të godasë oligarkët rusë, për të cilët tha se po ndihmonin në luftën kundër vendit të tij nga siguria e “qyteteve të bukura zvicerane”.

Në një fjalim audio drejtuar mijëra njerëzve që morën pjesë në një protestë kundër luftës në Bernë, Zelensky falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj që kur Rusia nisi pushtimin e saj, por duke folur përmes një përkthyesi ai gjithashtu tha: Bankat tuaja janë aty ku qëndrojnë paratë e njerëzve që nisën këtë luftë. Kjo është e dhimbshme. Kjo është edhe një luftë kundër së keqes. Kjo është një luftë dhe ju mund ta bëni këtë.

Ukrainasit ndjejnë se çfarë është kur qytetet shkatërrohen. Ata po shkatërrohen me urdhër të njerëzve që jetojnë në Evropë, në qytete të bukura zvicerane, të cilët gëzojnë pronë në qytetet tuaja. Do të ishte vërtet mirë që t’u hiqej këtë privilegj, shkruan The Guardian.

Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, ka miratuar plotësisht sanksionet e bllokut kundër individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë urdhrat për ngrirjen e pasurisë së tyre në bankat zvicerane.

/GazetaSinjali/