image Zelensky i kërkon Perëndimit më tepër armë

Botë

Zelensky i kërkon Perëndimit më tepër armë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-adresimi të shtunën mbrëma i ka bërë thirrje qeverive perëndimore që ta furnizojnë Ukrainën me aeroplanë, tanke dhe sisteme raketore mbrojtëse.

Tutje Zelensky ka thënë se armatimi i rëndë që do ta mbronte lirinë në Evropë po mbahet nëpër depo dhe e ka mbuluar pluhuri, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu është ankuar, duke thënë se aeroplanët ushtarakë rusë nuk mund të rrëzohen me automatikë.

Zelensky gjithashtu ka thënë se “Çfarë po bën NATO? A po udhëhiqet nga Rusia? Çfarë po pret? Kanë kaluar 31 ditë. Jemi duke kërkuar vetëm 1 për qind të asaj që ka NATO, asgjë më tepër”.

Kujtojmë se Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, ka konfirmuar për BBC-në si shteti i tij është i gatshëm ta dërgojë në Ukrainë arsenalin e mbrojtjes ajrore S-300, të prodhuara në Bashkimin Sovjetik të dikurshëm.

/GazetaSinjali/