image Zelensky flet me 11 liderë në prag të Samitit të BE-së

Botë

Zelensky flet me 11 liderë në prag të Samitit të BE-së

news image

Presidenti i Ukrainës ka folur me 11 liderë evropianë të mërkurën, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian të miratojë ofertën e Kievit për kandidaturën në BE.

Në atë që Zelensky e përshkroi në Twitter si një “maratonë” të ditës së dytë të bisedimeve, ai renditi diskutimet e tij me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.

“Nesër do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, ka thënë Zelensky.

/GazetaSinjali/