image Zelensky dhe Vuçiq bisedojnë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve

Politikë

Zelensky dhe Vuçiq bisedojnë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është deklaruar pas takimit me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimin me Vuçiqin, Zelensky e cilësoi si të hapur dhe frytdhënës, teksa folën edhe për kufijtë.

“Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane”, shkroi Zelensky.

Më tej, ai Zelensky tha se për zhvillimin e marrëdhënieve mes Ukrainë dhe Serbisë, e ardhmja evropiane e të dyja vendeve është në interesin e përbashkët.

Kujtojmë se Serbia është një ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë pas invazionit në Ukrainë.

/GazetaSinjali/