Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka dekoruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin me dekoratën Jarosllav i Urti.
Kjo dekoratë ndahet për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës.
“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, tha Talat Xhaferi.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut theksoi se ishte burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin, sepse siç tha ai ishte dhe është i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht.