image Zejnulla Gashi nis mandatin si Kryeprokuror, zotohet për forcim të sundimit të ligjit

Politikë

Zejnulla Gashi nis mandatin si Kryeprokuror, zotohet për forcim të sundimit të ligjit

news image

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar zyrtarisht detyrën të mërkurën nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Gjatë ceremonisë së pranimit të detyrës, Gashi ka deklaruar se do t’u shërbejë të gjithëve dhe se do të jetë kryeprokuror i të gjitha palëve.

“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Gashi është dekretuar gjatë ditës së djeshme (e martë) nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Në tetor të vitit 2023, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, me arsyetimin se ishin evidentuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes.

Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr nga ushtrues detyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/