image Zëdhënësi i Qeverisë tregon pse Kurti doli me nxitim nga konferenca: Ai nuk iku

Politikë

Zëdhënësi i Qeverisë tregon pse Kurti doli me nxitim nga konferenca: Ai nuk iku

news image

Kryeministri, Albin Kurti nuk ka ikur nga konferenca me gazetarë gjatë ditës së sotme pas takimit të përbashkët me krerët sindikal të SBASHK-u.

Ka deklaruar kështu, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka shtuar se kryeministri nuk iu shmangë me qëllim pyetjeve të gazetarëve, por që ishte me urgjencë udhëtimi drejtë Tiranës për tu takuar me kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Ramën.

‘Kryeministri nuk ka ikur nga konferenca për media. Gazetarët aty kanë qenë të njoftuar për agjendën e tij. Ai do ta mbajë fjalën hyrëse dhe do të duhej të largohet, duke lënë pasë ministrat e linjës, për të çështjen që po flasim, për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Të gjitha pyetjet që kanë pasur gazetarët, ata janë përgjgijur. S’ka pasur shmangje. Kryeministri e cilësoj si urgjencë për shkak që duhej të udhëtonte për në Tiranë. Sot Kryeministri pas konferencës ka udhëtuar në Tiranë për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama”, theksoi Kryeziu.

/GazetaSinjali/