1 korriku do të jetë data kur zyrtarisht Greqia do të hapë kufijtë me Shqipërinë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas para pak çastesh në një konferencë shtypi.
Pas mbylljes së kufijve, si pjesë e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së koronavirusit, së shpejti hapja do të përfshijë doganat e Kakavijës dhe Kapshticës./Gazeta Sinjali/