Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka folur lidhur me krizën energjetike në të cilën po kalon Kosova.
Ai ka thënë se qytetarëve nuk po iu kërkohet të ngrijnë, por të kursejnë aty ku ka mundësi.
“Disa veprime shumë të vogla kanë një ndikim tepër të madh. Mendoj se duhet ta kuptojmë qartë thirrjen e Qeverisë, të ministres dhe kryeministrit në këtë këndvështrim”, tha Kryeziu në ATV, duke e marrë shembull disiplinën që është kërkuar gjatë kohës së pandemisë.
“Thirrja për konsum më të kontrolluar është brenda suazës të asaj që është e mundshme. Një poç elektrik që zakonisht rri ndezur në banjë mund të ndalet dhe një termë elektrike e cila zakonisht rrinë e lëshuar mund të përdoret më pak. Askush nuk ka kërkuar nga qytetarët që të ngrijnë nga të ftohtit”, tha ndër të tjera zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.