image Zëdhënësi i PSD-së: Bislimi ia ‘fshiu’ 60 mijë euro AKR-së

Kosovë

Kosovë/ Zëdhënësi i PSD-së: Bislimi ia ‘fshiu’ 60 mijë euro AKR-së

news image

Shkodran Hoti, zëdhënësi i PSD-së ka thënë se nënkryetari aktual i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, është paguar 60 mijë euro nga Aleanca Kosova e Re, për t’ia përpiluar programin qeverisës partisë së Behgjet Pacollit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka ironizuar me Bislimin që e ka rreshtuar Aleancën Kosovën e Re në mesin e “partive që rreshtohen në anën e krimit”.

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR-në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, shkroi Hoti në rrjetin social Facebook.

Bislimi ishte sot pjesë e një debati televiziv në RTV Dukagjini, ku foli në lidhje me koalicionin e mundshëm ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.