image Zëdhënësi i BE-së për aksionin e Policisë në veri: Ngjarje shumë e padobishme

Politikë

Zëdhënësi i BE-së për aksionin e Policisë në veri: Ngjarje shumë e padobishme

news image

Pas Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), që reagoi ashpër kundër aksionit të Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri të vendit, janë deklaruar edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e cilësoi aksionin policor sit ë padobishëm, raporton Sinjali.

Në një konferencë për media që e mbajti sot, Stano tha se BE-ja se do të dalë sot pasdite me një reagim lidhur me këtë rast.

Gjatë operacionit policor që u zhvillua dje u mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se konfiskoi “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

DASH-i sot tha se ky aksion nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe përshkallëzon tensionet.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj – duke përfshirë ato të minoritetit serb – të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat”.

Sipas Departamentit të Shtetit, ky veprim minon perceptimet për mirëbesimin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

/GazetaSinjali/