Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet. Sipas Numbeo, një portal që analizon kriminalitetin në qytetet në botë, këto janë 10 qytetet më të sigurta për 2024.
1-Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me një indeks sigurie prej 88.2, Abu Dhabi renditet si qyteti më i sigurt në botë.
2-Doha, Katar – Ky qytet krenohet me një indeks sigurie prej 83.9.
3-Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai gjithashtu shënon 83.7 në indeksin e sigurisë.
4-Taipei, Tajvan – Me një indeks prej 83.7, Taipei renditet i katërti.
5-Muscat, Oman – Indeksi i sigurisë në Muscat është 80.6.
6-Hagë, Holandë – Me një indeks sigurie prej 79.8, Haga është qyteti i gjashtë më i sigurt.
7-Mynih, Gjermani – Mynihu ndodhet në dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 79.7.
8-Lubljana, Slloveni – Ky qytet, ka një indeks sigurie prej 78.9.
9-Zagreb, Kroaci -Zagrebi ka një indeks sigurie prej 78.7.
10-Hong Kong, Kinë – Ky qytet mbyll dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 78.4.
Në anën tjetër të spektrit, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin, Venezuelën, Pretoria, Afrika e Jugut dhe Port Moresby, Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20.