image Zbulohet transmetimi i koronavirusit nga bukla te njeriu

Evropë

Zbulohet transmetimi i koronavirusit nga bukla te njeriu

news image

Në Holandë është raportuar për rastin e dytë të transmetimit të virusit COVID-19 nga bukla te njerëzit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë e këtij vendi.

Sidoqoftë, Instituti Kombëtar i Shëndetit beson se rreziku i transmetimit të sëmundjes nga kafshët te njerëzit, jashtë fermave ku mbahen ato, është i papërfillshëm, raporton Reuters.

Prania e infeksionit në mesin e buklave në fermat në Holandë u regjistrua në prill, kur punonjësit vunë re që disa kafshë kishin vështirësi në frymëmarrje.

Sidoqoftë, ekspertët pretendojnë se ekziston shumë pak mundësi që të infektoheni me koronavirus nga kafshët dhe veçanërisht nga kafshët shtëpiake si qentë dhe macet.

Në botë, vetëm dy qenë dhe dy mace kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, të paktën sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Veterinarisë. /Gazeta Sinjali/