Komuna e Mitrovicës së jugut, ka mbajtur ceremoninë e inaugurimit të Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin kryesor të këtij qyteti.
Përveç përfaqësuesve të komunës, aty po marrin pjesë dhe Rifat Jashari e Bekim Jashari e qindra qytetarë.
Zbulimi i saj vjen në ditën kur Kosova bën 16 vjet nga shpallja e Pavarësisë.