image Zbulohet se si nisi lufta nga dy djemtë e El Chapo-s

Botë

Meksikë/ Zbulohet se si nisi lufta nga dy djemtë e El Chapo-s

news image

Djali i madh i El Chapo-s Ivan Archivaldo Guzman, i erdhi në ndihmë vëllait të vogël Ovidio Guzman Lopez, duke orkestruar dhunën që detyroi autoritetet meksikane që ta lironin atë.

39-vjeçari dhe 28-vjeçari u arrestuan të enjten në Sinaloa.

Meksika kërkonte të arrestonte Ovidion pas një kërkese esktradimi të vitit 2018 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet thanë për gazetën “New York Times” se pasi u arrestua edhe Ivani gjatë operacionit, vartësit e tij arritën ta lironin atë shumë shpejt. Më pas, Ivani organizoi një luftë të vërtetë në Sinaloa për të liruar edhe vëllain e vogël.

Ai mbajti peng disa ushtarë dhe gjithashtu rrëmbeu familjarët e këtyre ushtarëve. Në këtë mënyrë, autoritetet u detyruan që të lironin Ovidion pasi e panë veten ngushtë dhe pa armatime pas 8 orëve luftime me Kartelin e Sinaloas.

Rezultati i kësaj beteje ishte 8 viktima dhe 20 të plagosur./Gazeta Sinjali/