Autorja e emisionit “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka treguar arsyen se pse nuk u largua nga emisioni Atdheu, edhe pasi ai puthi Anën e parë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dikush e kishte pyetur Olsën se “Atdheu puthi Anën, pse nuk e hiqni nga emisioni?“.
Autorja u shpreh se ai nuk ka thyer asnjë rregull, e ka bërë atë që ka ndjerë dhe puthja lejohet në emision sepse ka ndodhur para kamerave.
Në fillim të emisionit është thënë se kushdo që shkel rregullat e emisionit, do të largohet. Por, kjo gjë në shumicën e rasteve nuk ka ndodhur, përveç rastit të Anës 1 dhe Arjonit.