image Zbulohet pllaka përkujtimore e Ismet Rracit, Abdixhiku: Vrasësit ende janë në liri

Politikë

Zbulohet pllaka përkujtimore e Ismet Rracit, Abdixhiku: Vrasësit ende janë në liri

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot është zbuluar pllakën përkujtimore për Ismet Rracin, me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së tij.

Në një postim në ‘Facebook’, Abdixhiku theksoi se ceremonia e zbuluarjes së pllakës u mbajt në praninë e familjes Rraci, përfshirë gruan Xhemile dhe djemtë Alban dhe Asim. Ai shtoi se kjo pllakë do të jetë pjesë e koridorit të përkujtimeve në LDK dhe do të shërbejë si një simbol kujtimi për kontributin e jashtëzakonshëm të atyre që dhanë shumë për shërbimin e vendit.

“Kjo pllakë, që tani ndodhet krah atij të Enver Hoxhës, Xhemës dhe Nekibes, është një shenjë nderimi për burrat dhe gratë që u angazhuan pa kursim për vendin dhe për idealet tona,” shkroi Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Në praninë e familjarëve, zonjës Xhemile, djemve Albanit e Asimit; nën shoqërimin e deputetëve e anëtarëve të Kryesisë, sot zbuluam pllakën përkujtimore të Ismet Rracit, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Kjo pllakë, pjesë e koridorit të përkujtimeve në LDK, krah Enverit, Xhemes e Nekibes, do të shërbejë si shenjë kujtimi për veprën e jashtëzakonshme të burrave e grave të shtëpisë tonë në shërbim të vendit.

Më 24 prill të vitit 2001, familja Rraci humbi më të dashurin e tyre; LDK një veprimtar të pashoq të orëve të rënda; Klina një kryetar komune të zgjedhur me votë demokratike; e Kosova një atdhetar të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.

Trashëgimia politike e Ismet Rracit vazhdon të jetojë brenda Lidhjes. Atë e gjejmë sot më së miri tek tani kryetari i degës sonë në Klinë, Albani, i biri i tij!

Ismet Rraci ishte themelues i Degës së LDK-së në Klinë. Pas përfundimit të luftës, ai ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Klinës. Gjatë shkuarjes së përditshme për në punë, pranë hyrjes së banesës së tij, ishte vrarë më 24 prill të vitit 2001. Vrasësit ende janë në liri!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/