Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka konfirmuar zbulimin e rasteve të para të një varianti të ri të Covid-19 në Angli, i identifikuar si NB.1.8.1, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimit të The Independent, deri tani janë regjistruar 13 raste në Angli, ndërsa “numra të vegjël” të këtij varianti janë zbuluar edhe në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur saktësisht se sa raste janë raportuar në Skoci, Uells apo Irlandën e Veriut.
Varianti NB.1.8.1 aktualisht përbën më shumë se 10 përqind të rasteve globale me Covid-19, ndërsa autoritetet po monitorojnë përhapjen dhe ndikimin e tij në shëndetin publik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!