image Zbulohet modeli i veshjeve të plazhit në kohë pandemie

Modë & Stil

Zbulohet modeli i veshjeve të plazhit në kohë pandemie

news image

Edhe pse koronavirusi është nëpërkëmbë, shumë qytetarë kanë dëshirë të frekuentojnë plazhet gjatë stinës së verës. Për t’u ruajtur nga një infektim i mundshëm, në një vend me mijëra njerëz, siç janë plazhet, një stiliste italiane, ka krijuar trendin më të ri të quajtur “Trikini”.

“Trikinit” janë të ngjashme me bikinit, por veç  të brendshmeve dhe reçipetave, “Trikinit” përmbajnë dhe maskë për fytyrën. Tiziana Scaramuzzo nga Senigallia e Italisë, filloi prodhimin e veshjeve të plazhit, “Trikini”, gjatë kësaj periudhë pandemie. Qëllimi i saj ishte që të mbante shpresën e njerëzve ende gjallë, pasi siç dihet Italia është një nga shtetet më të prekura nga kjo pandemi.

Fillimisht Tiziana shpërndau foto të vajzave të veshura me krijimin e saj të ri, por nuk e mendoi që do të merrnin vëmendje kaq të madhe. Megjithatë, Italia dhe shumë vende të Evropës kanë filluar të futen në fazën e lehtësimit të masave kufizuese dhe mundësia që plazhet të hapen është mjaft e madhe. /Gazeta Sinjali/