Një mineral unik që kurrë nuk ishte parë në natyrë, ishte zbuluar brenda një meteori metalik në jug të Australisë në 1951.
Minerali i pasur me hekur dhe karbon është formuar gjithashtu gjatë procesit të shkrirjes që e bën çelikun nga hekuri – por që të njihet zyrtarisht, mineralet duhet të formohen natyrshëm.
Studiuesit nga Kalifornia kanë emëruar mineralin e konfirmuar rishtas ‘edscottite’, sipas kozmo-kimistit pionier Edward Scott.
Mendohet se meteori fillimisht erdhi nga një planet që shpërtheu larg, me gjasë në një përplasje me një trup tjetër kozmik.
Meteori metalik me madhësi të grushtit u emërua sipas Wedderburn në Victoria, Australi, ku u zbulua 4.5 kilometra në veri-lindje të qytetit.
Vetëm rreth një e treta e shkëmbit hapësinor prej 210 gramësh mbetet e paprekur brenda koleksioneve të Muzeut Victoria – pjesa tjetër është përgatitur për analiza.
Studimet e mëparshme kishin zbuluar që meteori përmbante gjurmë hekuri dhe ari, krahas mineraleve të tilla më të rralla si kamacite, schreibersite, taenite dhe troilite.
Duke studiuar një pjesë të meteorit, mineralogu Chi Ma nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe gjeokimisti Alan Rubin nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, gjetën copa të vogla të një minerali karbid hekuri që nuk ishte parë kurrë më parë në natyrë, transmeton KP.
“Minerali i ri është emëruar për nder të Eduard R. D. Scot, kozmokimist pionier në Universitetin e Havait në Manoa, për kontributet e tij kryesore në kërkimet në meteoritë,’ shkruajnë studiuesit në punimin e tyre.
Shikuar përmes mikroskopit elektronik skanues, edscottite shfaqet si kristale të vogla të bardha, që ekzistojnë në shirita të hollë midis materialit përreth.
Kjo formë kristali është e pazakontë në krahasim me dy mineralet e tjera të pasura me karbon – cohenite dhe haxonite – që gjenden në meteorët me bazë hekuri.
Studiuesit besojnë se edscottite është formuar shumë shpejt pasi lënda origjinale u mbivendos në karbon.
“Ky meteorit kishte një bollëk karboni në vete”, tha bashkautori i lartë i gjeoshkencave në Muzetë Victoria Stuart Mills për revistën “The Age”.
“Ndërsa u qetësua ngadalë, hekuri dhe karboni u bashkuan dhe formuan këtë mineral,” shtoi ai.
Edscottite artificial është i njohur për shumë dekada, pasi minerali prodhohet gjatë procesit të shkrirjes së hekurit që përfundimisht krijon çelik.
Sidoqoftë, një mineral duhet të gjendet në natyrë përpara se të njihet zyrtarisht si i tillë nga Shoqata Ndërkombëtare e Mineralogjike.
“Ne kemi zbuluar 500.000 deri 600.000 minerale në laborator, por më pak se 6000 që vetë natyra i ka bërë,” tha Mills.
Shkencëtari për planetë Geoffrey Bonning nga Universiteti Kombëtar australian në Canberra, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e tanishëm, tha se beson që meteori Ëedderburn ishte dikur pjesë e një planeti antik.
Ky trup, ai sugjeron, ‘u shkatërrua’ – me gjasë në një lloj përplasjeje me një planet tjetër, hënën ose ndonjë asteroid.