image Zbulohet identiteti i shqiptarit që u rrëmbye në Angli, një vajzë në mesin e pengmarrësve
[wp-story id="814678"]

Botë

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u rrëmbye në Angli, një vajzë në mesin e pengmarrësve

news image

Nertil Buzi nga Fieri është identiteti i 30-vjeçarit shqiptarit të rrëmbyer në Angli nga 7 shqiptarë të tjerë.

Alarmin për pengmarrjen e tij e ka dhënë vëllai i Nertil Buzi. Ai denoncoi në polici rrëmbimin e vëllait dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve.

Në mesin e 7 pengmarrësve të arrestuar mësohet se është edhe një vajzë.

Dyshohet se shkak për këtë pengmarrje të jenë bërë prishja e pazareve të drogës mes të riut dhe personave që e mbanin peng. Siç kemi raportuar më herët të arrestuarit rezultojnë emra me rekorde kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike në shtëpi bari dhe trafikim të tyre.

Ishte policia shqiptare ajo që njoftimin për finalizimin e operacionit ndërkombëtar “Pengu” , për lirimin e shqiptarit. Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.

“Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, që thekson se në këmbim të lirimit të 30-vjeçarit kërkoheshin 400 000 paund.

/GazetaSinjali/