image Zbulohet identiteti i mërgimtarit nga Gjermania që u përfshi në konflikt fizik pas aksidentit në Milloshevë

Siguri

Zbulohet identiteti i mërgimtarit nga Gjermania që u përfshi në konflikt fizik pas aksidentit në Milloshevë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një sherr që ka ndodhur dje pas një aksidenti në trafik në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në Milloshevë. Një mërgimtar nga Gjermania dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin me të cilin u aksidentua dhe si pasojë u arrestua nga Policia.

Sinjali mëson se i dyshuari është Agim Zejnullahu, 47-vjeçar.

Si pasojë e sulmit nga Zejnullahu, 53-vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor,  ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, 47-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

https://sinjali.com/mergimtari-futet-ne-sherr-gjate-pushimit-ne-kosove-e-sulmon-fizikisht-shoferin-me-te-cilin-u-aksidentua-ne-millosheve/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/