image Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar - mes tyre dy vajza

Shqipëri

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar – mes tyre dy vajza

news image

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zbuluar një shtëpi në Durrës, që dyshohet se shfrytëzohej për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Nga aksioni i Policisë janë kapur 3 persona dhe tre të tjerë janë në arrati.

“Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.”

/GazetaSinjali/