Zyrtarët korrektues nëpër Qendrat Korrektuese në Kosovë, shpeshherë hasin në telashe me personat që janë të praburgosur apo edhe ata që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Burgun e Sigurisë së Lartë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një i paraburgosur po dyshohet se e ka kërcënuar një zyrtar korrektues të këtij burgu.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për të paraburgosurin Erion Veliun, i cili për motive akoma të panjohura, e ka kanosur oficerin në këtë burg.
Zyrtari i burgut ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me kanosjen nga i dyshuari Veliu.
Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje” dhe intervistimin e të dyshuarit.