image Ekskluzive: Zbulohet emri i të arrestuarit për fajde në Prizren, është pronar i këtij biznesi

Siguri

Ekskluzive: Zbulohet emri i të arrestuarit për fajde në Prizren, është pronar i këtij biznesi

news image

Aksioni Hetimeve Rajonale të Policisë në Prizren që u zhvillua sot rezultoi me arrestimin e një personi që dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajde” dhe sekuestrimin e provave që lidhen me rastin. I dyshuari ka qenë objekt i hetimit që ka përfshirë masa të fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Gjykata, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë të ditur se personi që u arrestua si i dyshuar për këtë rast është Lirim Thaqi, 39-vjeçar, pronar i një biznesi që funksionon si autoservis ‘Cani’.

Gjatë bastisjes në banesën e tij dhe punëtorinë, Policia ka sekuestruar dokumente e telefona, që do shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.

Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve me masa të fshehta të vëzhgimit, që mundësuan identifikimin e të dyshuarit dhe mbledhjen e informacioneve për veprën për të cilën po dyshohet.

Pasi Policia e prangosi, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/