image Zbulohet data kur do të publikohet traileri i GTA 6

Lojëra

Zbulohet data kur do të publikohet traileri i GTA 6

news image

Rockstar Games ka njoftuar se traileri i GTA 6 do të publikohet nesër, më 5 dhjetor.

Por pavarësisht kësaj, akoma nuk dihet se kur do të lansohet video-loja e shumëpritur.

Ndryshe, kanë kaluar 10 vjet që kur Rockstar Games publikoi Grand Theft Auto 5, e cila është video-loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft, pasi ka shitur më shumë se 185 milionë kopje.

Rockstar Games ka gjasa të ketë punuar në GTA 6 për disa vite, por konfirmimin se është duke punuar në këtë lojë e bënë në shkurt të vitit 2022. 

/GazetaSinjali/