image Zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për banoren e BBVA3

Bota e Yjeve

Zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për banoren e BBVA3

news image

Në një intervistë në rubrikën “Mos i bjer me top” në Top Channel, Jorgen Xoxi ka treguar se çfarë përmbante letra që i dërgoi Ledjonës në BBVA, të cilën ajo nuk pranoi kurrsesi ta lexonte.

Ish-bashkëshorti i gazetares tha se letra nuk ishte për ta sulmuar, por ka shprehur se nuk është ndjerë mirë që nuk e vuri në dijeni për futjen brenda Big Brother, transmeton Top Channel.

“Nuk doja ta sulmoja Ledjonën, do bënte mirë ta hapte ta lexonte atë letër, i kam thënë që nuk jam ndjerë mirë që nuk më ke lajmëruar për hyrjen tënde. Ti e di sa kam bërë unë për atë çupë.”
“Unë kujdesesha për vajzën, e kam me fakte dhe ajo e di shumë mirë. I kam thënë që nuk jam këtu që të prish imazhin tënd, ti vazhdo ta bësh rrugëtimin tënd dhe ta bësh vajzën krenare. Për ti mbyllur gojën publikut që flasin për të dy.”

Videon e plotë mund ta shikoni këtu

Madje, ish-bashkëshorti i uron edhe fitoren Ledjonës.

“Nuk kam asgjë personale me Ledjonën, është nëna e fëmijës sim. Për at që kam reaguar një prind mund të më kuptojë, dhe Ledjonës i uroj për titore. Vajzën nuk e kam ndaluar. 

/GazetaSinjali/