image Zbulohet agjenda, Von der Leyen nesër takohet edhe me Osmanin

Kosovë

Zbulohet agjenda, Von der Leyen nesër takohet edhe me Osmanin

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të jetë për vizitë në Kosovë dhe takimin e parë do ta ketë me presidenten Vjosa Osmani.

Në një njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se takimi në fjalë do të fillojë në ora  09:45.

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Von der Leyen do të takohet më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti në ora 11:00, vizita e saj vjen në kuadër të një turi për Ballkanin Perëndimor.

/GazetaSinjali/