image Zbulohen granata dhe armë pranë rrugës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, policia rrethon zonën

Shqipëri

Zbulohen granata dhe armë pranë rrugës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, policia rrethon zonën

news image

Disa granata të vjetra dhe dy armë zjarri janë gjetur të mbuluara me rroba në anë të rrugës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, duke alarmuar autoritetet dhe banorët e zonës.

Sipas raportimeve, gjetja është bërë nga një qytetare që po kalonte në drejtim të zonës së Zvërnecit, pranë Kanalit të Motorit. Ajo ka treguar se fillimisht ka shkelur një nga objektet e dyshuara pa e kuptuar se bëhej fjalë për mjet shpërthyes, i cili fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Pas identifikimit të tyre, qytetarja ka njoftuar menjëherë autoritetet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Vlorës, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet.

Objektet e gjetura përfshijnë granata të ndryshkura dhe dy armë zjarri, ndërsa policia po punon për të përcaktuar origjinën dhe mënyrën se si janë lënë në atë zonë.

Hetimet për rastin janë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/