Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grykë të Zezë të Lezhës.
Burime për Abc bëjnë me dije se ish dhëndri Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Perjakun bashkë me djalin Gent Perjaku.
Burimet konfirmojnë se dy viktimat sapo ishin kthyer nga Italia ditën e sotme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, si dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.